Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë konferencë për media bashkë me prijësit fetarë në vend.
MSh-ja ka bërë me dije se në konferencë do të marrin pjesë edhe drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani dhe drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha.
Konferenca do të mbahet në ora 17:30, në mjediset e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, bashkë me Kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnave, kreun e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha, do të mbajnë sot më 25 Maj 2020 konferencë për media, duke filluar nga ora 17:30”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.