×
  • Lajme
  • Lajme / Shëndetësi

    Vitia: Klinika e Onkologjisë është transformuar, do të vazhdojmë me Urologjinë dhe Emergjencën

    Reporteri
    06 Korrik 2024 | 13:11

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Klinika e Onkologjisë tashmë është transformuar dhe pajisur me teknologjinë e fundit, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se do të vazhdojnë me punimet edhe në Klinika tjera, ku ka njoftuar se javën tjetër vazhdojnë me Urologjinë dhe më pas me Emergjencën.

    Postimi i tij:

    Klinika e Onkologjisë tashmë është transformuar dhe pajisur me teknologjinë e fundit.

    ✅ Pas shumë projekteve tashmë të përfunduara, vazhdojmë klinikë pas klinike…

    🔜 Javën tjetër: Urologjia, pastaj Emergjenca dhe vazhdojmë me shumë shërbime dhe investime të tjera në shëndetësinë publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!