×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Ky do të jetë vit pa festa ditëlindjesh e dasmash me miq

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 15:58

    Ministri i Shëndetësisë, Arbën Vitia teksa ka prezantuar masat për hapjen graduale nga 4 Maji, ka thënë se megjithatë ky vit, do të jetë vit i maskava, dorëza dhe distancës.


    Ai ka thënë se ky vit do të jetë i vështirë pasi ndoshta nuk do të ketë feste të ditëlindjes me miq, martesa me të ftuar, e ceremoni mortore me miqtë.

    Ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë udhëtimet në vazhdimësi, edhe përkundër hapjes, shkruan Reporteri.net.

    Kjo nënkupton, tha ai, shmangur vizitat e duke ruajtur distancën. Çdo thyerje e udhëzimeve, tha ai, do të mbushte spitalet dhe do të ishte kthim prapa.

    “Të kujdesemi për punën e policëve që punojnë me nga tre ndërrime, për mjekët e infermieret, për njeri-tjetrin, të kujdesemi për prindërit dhe gjyshërit”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!