×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia në karantinë, por në këtë fshat qasja e lëvizjes është e lirë pasi s’ka prezencë të policisë

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 16:40

    Komuna e Vitisë është ndër më të prekurat në vend nga koronavirusi.


    Tre persona të një familja nga fshati Stubëll janë të prekur, sipas të dhënave të Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Së pari ishte prekur një 77 vjeçar dhe më pas një familjar i tij i moshës 42 vjeçare.

    Pas këtyre rasteve, qeveria vendosi në karantinën komunën e Vitisë.

    Por siç duket jo të gjithë në këtë komunë po respektojnë vendimin e qeverisë.

    Sipas informatave të marra nga Reporteri.net në fshatin Pozharan të Vitisë qasja e atyre që duan të lëvizin është e lehtë, pasi nuk ka policë në rrugë.

    Disa qytetarë janë parë duke lëvizur me veturat e tyre nga Pozharani në drejtim të Ferizajt.

    Megjithatë vlen të theksohet se lëvizjet janë të pakta. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!