×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Thirrja ndaj Prokurorisë s’kishte të bënte me mediat, e përkrahim gazetarinë e pavarur

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 20:51

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë, mbajti një konferencë për media, ku foli edhe për thirrjen që i bëri Prokurorisë pas publikimit të një lajmi nga Insajderi se ka refuzuar ta nënshkruajë marrëveshjen për sjelljen e vaksinave të reja, Öka e mohoi sërish.


    Vitia tha se thirrja drejtuar Prokurorisë ishte për personat zyrtarë, por s’kishte të bënte me mediat, duke thënë se mbështetë gazetarinë e pavarur dhe të përgjegjshme.

    “Thirja ime ndaj Prokurorit për persona zyrtar që kanë pasur qasje në informata, ishte dhe është obligim i imi edhe si qytetar për të shpërfaqur një dëm potencialisht me pasoja shumë të rënda në procesin e sigurimit të vaksinave”.

    “Në asnjë rast nuk ka pasur të bëjë me mediat. Liria e shprehjes është liri e garantuar, siç është e garantuar liria e mediave. Këtë të drejtë askush nuk mund ta pengojë dhe cenojë. Ne do të përkrahim gazetarinë e pavarur dhe të përgjegjshme”, tha Vitia në konferencë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!