Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Inspekcioni i Prishtinës ka dënuar Viva Fresh Sh.P.K, pasi që kanë gjetur disa mallra ushqimore me afat të skaduar.
Tahiri ka njoftuar se këto mallra janë gjetur pas një inspektimin rutinor, ndërsa është dënuar me 200 euro.
Ai tha se edhe pse janë gjetur mallra në sasi të vogël, por sipas tij mallra pa afat nuk duhet të ketë asnjë në raftet e supermarketeve.
Postimi i plotë:
Kjo shportë mban brenda mallrat pa afat të gjetura nëpër rafte, gjatë inspektimit rutinor.
Mund të duket sasi e vogël, por nuk duhet të jetë asnjë!