Drejtoria e Inspektoratit në Skenderaj, gjatë ditës së sotme ka konfiskuar dhe ka asgjësuar një sasi të konsideruar të mishit në ‘Viva Fresh Store’,
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili ka thënë se Drejtoria e inspektoratit, në komunën që ai udhëheqë, gjatë kontrolleve që ka bërë nëpër markete ka hasur në produkte të mishit pa deklaracion dhe jo të sigurt për konsumim, shkruan Reporteri.net.
“Në njërin prej marketeve në Skenderaj, përkatësisht në “Viva Fresh Store”. Ku pastaj e kanë bërë konfiskimin e mallit, dhe e kanë asgjësuar atë. Gjithashtu, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore”, ka shkruar Jashari.
Tutje ai ka kërkuar nga qytetarët se nëse hasin në raste të tilla, menjëherë të raportojnë te organet përgjegjëse. /Reporteri.net
Njoftimi i plotë i Bekim Jasharit në Facebook:
https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/651400418729946
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.