Qendra tregtare “Viva Fresh Store” në Prishtinë duket se po “ua shkurton ymrin” punëtorëve të cilët punojnë për kafshatën e gojës.
Një punëtor ( emër i njohur për redaksinë) ka raportuar në IndeksOnline se që nga data 25 dhjetor punëtorët bëjnë nga 11 orë pune.
Djali nga Prishtina ka thënë se ka filluar punën në ora 06:45 dhe këto ditë po e përfundon punën në ora 18:00.
Sipas ligjit të Punës, punëtori duhet të punoj më së shumti 8 orë në ditë, ndërsa me kërkesë të punëdhënësit, punëtori duhet të punojë jashtë orarit të punës më së shumti deri në 8 orë në javë.
Por, për punën më të gjatë se orari i plotë i punës, si dhe për punë në ditët e festave shtetërore dhe për punën e natës, i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë, në pajtim me këtë Ligj, Kontratën Kolektive dhe Kontratën e Punës;
Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë, si më poshtë:
20 % në orë për kujdestari,
30 % në orë për punë gjatë natës,
30 % në orë për punë jashtë orarit,
50 % në orë për punë gjatë ditëve të festave, dhe
50 % në orë për punë gjatë fundjavës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.