×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vizita zyrtare” në SHBA, Kurti takohet me një hoxhë shqiptar në Dallas

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 21:51

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me një hoxhë në Dallas të Teksasit.

    Për këtë takim ka njoftuar xhamia përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar atë që ky prijës fetar ka thënë për takimin me Kurtin.

    “Mbrëmë pata nderin të takohem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Edhe pse sinqerisht nuk di shumë për politikat e tij dhe qëndrimet e tij për çështjet islame, e pashë të ishte një njeri shumë i sjellshëm, me këmbë në tokë, i respektueshëm dhe pasionant. Gjëja që më ra më shumë në sy ishte kur u njoha me të si imam (hoxhë) i qytetit, ai buzëqeshi dhe më pas më caku dorën si dy shokë adoleshente, më mbajti dorën, më tërhoqi dhe më përqafoi duke a bërë me dije se ai ishte i lumtur që pa një hoxhë atje. Më pas më bëri disa pyetje dhe patëm një bisedë të shkurtër. Ai padyshim që më bëri të buzëqeshja. E lus Allahun që ta udhëzojë në çdo gjë të mirë dhe t’i udhëzojë vendimet e tij në vendin e tij amin”, shkroi ai.

    Kurti është në SHBA në një udhëtim ku është takuar me disa përfaqësues të kompanive të mëdha amerikane dhe me përfaqësuesit e MCC-së. Ai ka udhëtuar në Dallas prej Luginës së Silikonit në Kaliforni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!