×
  • Lajme
  • Lajme

    Vodhi çantën dhe sulmoi zyrtarët policorë, arrestohet shtetasi i huaj

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 18:04

    Një shtetas i huaj ka sulmuar disa zyrtarë të Policisë së Kosovës sot rreth orës 14:00 në Prishtinë, duke iu shkaktuar edhe lëndime trupore.


    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se i dyshuari paraprakisht ka vjedhur një çantë e pasi u kap nga Policia tentoi t’i rezistojë arrestimin.

    Më pas zyrtarët policorë kanë arritur që ta vënë nën kontroll të dyshuarin, i cili pas arrestimit u dërgua për trajtim mjekësor-psikiatrik.

    “Sot rreth ores 14:15 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë është raportuar një rast “vjedhje e çantes” nga një person i dyshuar. Njesia policore menjëherë ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta lokalizoj dhe identifikojë personin e dyshuar mashkull shtetas i huaj. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar, i njëjti i ka rezistuar arrestimit nga policia duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore dy prej zyrtarëve. Zyrtarët policorë kanë arritur që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik”, tha Hoxha për Reporterin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!