Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar sot për vjedhjen mbi 2 milionëshe nga Thesari i Shtetit.
Gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, kryeministri Hoti është pyetur nga mediat nëse do ta shkarkojë ministren e Financave, Hykmete Bajrami, por ai me përgjigjen e dhënë ka lënë të nënkuptohet se nuk do të ndodhë kjo.
“Ministrja Bajrami është në krye të aktiviteteve për t’u siguruar që sistemet janë të mbrojtura. Organet e rendit dhe të ligjit janë ka e bëjnë punën e vet, mashturesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik, institucioneve nuk do ta kenë të lehtë, do të dalin në sipërfaqe së shpejti si minjtë kur t’iu hyjnë uji përfundi”, është krejt çfarë tha Hoti për skandalin në fjalë, shkruan Reporteri.net.
Mbi 2 milionë euro të Thesarit të Shtetit, janë zhdukur gjatë këtij muaji.
Dyshohet se një pjesë e këtyre parave janë transferuar jashtë vendit, por që tashmë llogaritë bankare të tyre janë bllokuar. /Reporteri.net/.