×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë që lidhet me grabitjen në Suharekë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 18:05

    Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, kanë rrethuar argjendarinë “Baraku” në Prishtinë, pronari i së cilës është arrestuar për bashkëpunim me grupin të cilët kanë kryer grabitjen në Suharekë.

    NJSI-ja është duke bërë bastisje sërish në këtë argjendari.

    Nga ky aksion janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërkaq brenda lokalit ka edhe hetues policorë.

    Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!