×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje në kohë coronavirusi: 7 vetura thyhen në Prishtinë

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 16:22

    Hajnat jo rrallë herë kanë thyer shtëpi për të marrë gjësende të vlefshme si, ari apo para të gatshme në vendin tonë.


    Por me përhapjen e koronavirusit ata e kanë ndërruar strategjinë. Të vetëdijshëm se shumica e qytetarëve po qëndrojnë në shtëpi që të mos rriten raste të reja të coronavirusit, ata tashmë po thyejnë veturat e qytetarëve.

    Një qytetar ka treguar se si në lagjen “Mati 1”, saktësisht te banesat e ashtuquajtura të “Tregtisë”, janë thyer kohët e fundit 6 apo 7, ku hajnat kanë marrë radio.

    Një lexues i gazetës “Reporteri.net” ka dërguar foto ku tregon se si një veturë e tipit VW Touran e vitit 2012 ngjyrë e bardhë, është thyer mbrëmë në lagjen “Mati I” të cilës i është vjedhur radio.

    Lexuesi ka dërguar edhe foto ku tregon se si është thyer edhe një veturë e tipit Golf.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!