×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjehrri e dhunoi për muaj me radhë e burri e rrahte, Prokuroria kërkon paraburgim për dhunuesit e 20 vjeçares

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 12:25

    Një rast i rëndë ka ndodhur në Pejë. Një 50-vjeçar nga ky qytet dyshohet se për muaj me radhë e ka dhunuar seksualisht një vajzë të moshës 20-vjeçare e cila kishte reja e tij, pra e martuar me djalin e këtij 50-vjeçari.


    Viktima, përpos dhunës seksuale nga vjehërri, në mënyrë sistematike ishte rrahur edhe nga burri i saj. Për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit, bab e bir. Ndaj të dyshuarve, Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim.

    Me këtë rast tashmë janë duke u marrë organet e hetuesisë kosovare. Viktima është sistemuar në shtëpi të sigurtë.

    Ndërkohë ajo rastin fillimisht në polici e kishte lajmëruar për dhunë në familje. Dhunë të cilën ajo dyshohet se e kishte pësuar nga burri i saj.

    Por gjatë intervistimit nga ana e policisë ajo ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si dhunohej seksualisht nga babai i burrit- vjehërri i saj për muaj me radhë.

    Të parin, policia e Kosovës e ka arrestuar burrin e viktimës i cili tashmë gjendet në mbajtje.

    Ndërkohë një ditë më pas, të shtunën u arrestua edhe vjehërri i 20-vjeçares me dyshimet se e ka keqpërdorur seksualisht viktimën në fjalë.

    Të dy këta, babë e bir gjenden në ndalim.

    Gazeta Express ka biseduar për këtë rast edhe me prokurorin e kësaj lënde, Ersan Qavollin. Ai ka shpjeguar se kanë kërkuar një muaj paraburgim për këta dy të dyshuar.

    Seanca e parë dëgjimore për këtë rast pritet që të mbahet sot në ora 12:00.

    “Mund të ju konfirmojë se ne tashmë kemi arrestuar të dy të dyshuarit. Për të njejtit nën dyshimin për dhunim si dhe dhunë në familje, kemi kërkuar një muaj paraburgikm. Senca dëgjimore për këtë rast pritet të mbahet sot”, ka thënë ai.

    Prokurori tutje njofton se të parin e kanë arrestuar burrin e viktimës e më pas vjehërrin e saj.

    “Hetimet për këtë rast i kemi fillu që disa muaj. Viktima është e frikësuar. Të shtunën e kemi arrestuar vjhërrin e saj e burri është arrestuar të premtën. Të dyshuarit janë në ndalim 48-orësh”, ka deklaruar prokurori i këtij rasti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!