Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot janë bërë 19 vjet nga vrasja e heroit Smajl Hajdaraj.
Sipas saj, Hajdaraj është njeriu që në mënyrë të natyrshme e ndërlidhi aktivitetin politik me atë ushtarak.
“Ai është njeriu që në mënyrë të natyrshme e ndërlidhi aktivitetin politik me atë ushtarak. La aktivitetin partiak për t`iu bashkuar luftës për liri. Me të përfunduar lufta, ai iu kthye aktivitetit politik, teksa përpjekja e tij për të kontribuuar më tej në paqe u ndal dhunshëm nga një atentat i kryer 19- vjet më parë”.
“Misioni i politikanit e luftëtarit për lirinë e vendit do të ketë kuptim kur vrasësit do të përgjigjen para drejtësisë!”, ka shkruar Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.