×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani e merr detyrën e Presidentes pa ceremoni, shkaku i COVID

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 21:49

    Vjosa Osmani do ta marrë detyrën e presidentes nesër pa ceremoni shtetërore.


    Një gjë e tillë do të ndodhë për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19.

    Megjithatë, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat.

    Presidentja Osmani do të bëjë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

    Njoftimi i plotë:

    CEREMONIA E PRANIMIT TË DËTYRËS SË PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

    Për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19 nuk do të organizohet një Ceremoni e Inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës. Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat.

    Në vijim ju prezantojmë agjendën zyrtare të organizuar me këtë rast:

    AGJENDA (6 PRILL 2021)

    10:00
    Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu

    Lokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)

    10:00 – 11:00
    Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës

    11:00 – 11:30
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë

    Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

    11:30 – 12:00
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI

    Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

    12:45
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë

    Lokacioni: Salla “1 Tetori”, Prishtinë

    13:15
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova

    Lokacioni: Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë

    13:30
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës

    Lokacioni: Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)

    13:40
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”

    Lokacioni: Sheshi i heroinave, Prishtinë

    14:30
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

    Lokacioni: Prekaz, Skenderaj

    17:00
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së

    Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!