Vjosa Osmani futet në sallën e Kuvendit, pritet nisja e seancës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka arritur në sallën e Kuvendit, ku pas pak pritet të nisë seanca e konstituimit të legjislaturës së tetë.


Osmani është parë duke hyrë në sallë bashkë me deputetët nga VV dhe lista e saj “GUXO”.

Përveç Osmani në Kuvendin e Kosovës kanë arritur edhe kreu i VV-së, Albin Kurti, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe disa nga ambasadorët.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përveç konstituimit të Kuvendit, sot pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2. /Reporteri.net