×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Gëzuar Pashkët, kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 11:14

    Kandidatja për Presidente të Kosovës, me rastin e festes së Pashkëve Katolike, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë.


    Ajo ka thënë se kjo festë na jep mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë.

    Postimi i plotë i Osmanit:

    Sot, besimtarët katolikë festojnë Pashkët. Kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes. Bota, sikurse edhe ne, po përballet me pandeminë Covid-19. Të goditur nga kjo e keqe edhe kremtet janë transformuar.

    Në këtë ditë feste kam veç një urim. Që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë!

    Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!