×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani kishte paralajmëruar dorëheqjen nëse bëhet një Qeveri tjetër, a do ta mbajë këtë premtim

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 18:11

    Kryesia e ngushtë në Lidhjen Demokratike të Kosovës po mbante sot takim, por për këtë nuk dinte asgjë, nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani. Pasi ka dalë nga një takim me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Osmani ka folur para mediave dhe ka thënë se për këtë takim nuk dinte, shkruan Reporteri.


    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në këtë takim të LDK-së, ku u diskutua për kandidatin e mundshëm të LDK-së nëse marrin një mandat, nuk ftua edhe me faktin se tashmë ajo kishte shprehur qëndrimet e saja kundër një opsioni tjetër qeverisës.

    “Zonjën Osmani nuk e përjashtojmë sepse zonja Osmani e ka dhënë qëndrimin e saj në mënyrë publike. Do të thotë është deklaruar. Mua më kanë interesuar deklarimet tjera, se çfarë mendojnë tjerët. Në fakt ajo s’e ka përjashtuar, e ka dhënë qëndrimin e saj”, deklaroi Mustafa.

    Mirëpo, Mustafa foli edhe për qëndrimin e Vjosa Osmanit, i cili sipas tij dihet tashmë. I njejti theksoi se Osmani ka qenë kundër mocionit të mosbesimit dhe poashtu ajo ka deklaruar se është kundër një koalicioni të tillë.

    Gjasat janë që LDK ta nominojë për Kryeministër liderin e saj Isa Mustafa. Ka mbetur ai të vendos pasi LDK tashmë atë po e dëshiron.

    Por a do ta mbajë premtimin, Vjosa Osmani që e kishte dhënë më 24 mars, një ditë para se të rrezohej Qeveria.

    Osmani kishte përmendur mundësinë që të mos jetë Kryetare e Kuvendit. Në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë ku ishte vendosur për mocionin, ajo foli kundër nismës se partisë së saj dhe shtoi se nuk mbështetë çfarëdo formule tjetër qeverisëse, shkruan Reporteri.

    Ajo pati thënë se në rast se bëhet qeveria e re teknike, nuk do të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës.

    “Në një Qeveri të re teknike unë nuk do të jem kryetare, me kushtetutë kjo pozitë i takon partisë së parë, fituesve të zgjedhjeve. Unë nuk mund të përfshihem në pazaret e partive për interesat të veta”, ka thënë ajo, shkruan Reporteri.net.

    Nga Vetëvendosje nuk janë deklaruar për veprimet e saja, nëse LDK e formon Qeverinë. Nuk kanë folur as për emër të ri në krye të Kuvendit, pasi me Kushtetutë i takon asaj që ta propozojë Kryetarin e Kuvendit./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!