×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani largohet nga salla e Kuvendit pasi dështoi kuorumi për zgjedhjen e saj si presidente

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 21:14

    Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, është larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës pasi dështoi të votohet si presidente e re e shtetit.


    Në raundin e parë të votimit, Komisioni ka vlerësuar se janë vetëm 78 vota në kuti, të cilat janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, shkruan Reporteri.net.

    Tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, nuk kanë marrë pjesë në votim në raundin e parë.

    Ata nuk janë parë duke votuar, derisa Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala kanë marrë pjesë në votim, po nuk janë parë ta plotësojnë fletëvotimin për President.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca propozi që të bëhet përsëritja e raundit të parë të votimit brenda 10 minutave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!