Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë ka konfirmuar krijimin e një iniciative qytetare me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, duke shuar zërat se do t’i bashkohet Vetëvendosjes së Albin Kurtit.
Ajo ka thënë se kjo vjen pas fushatës denigruese qe e ka bërë partia e deritashme, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Osmani ka thënë se nuk ka kohë për krijimin e një partie politike, por do të krijohet një iniciativë qytetare rreth të cilës do të mblidhen njerëz profesional e me integritet.
Vendimi i kryekuvendares aktuale për të themeluar një Iniciativë Qytetare ditët e ardhshme nuk është një risi, shkruan Reporteri.net.
Në Kosovë vitet e fundit u themeluan disa të tilla por që nuk ju eci aq mbarë në politikë.
Në vitin 2013 u themelua nga kreu aktual i Malishevës, Ragip Begaj, Iniciativa Qytetare për Malishevën.
Kjo Iniciativë më 5 mars me pajtim me strukturat e saj mori vendim për shkrirjen e aktivitetit dhe vazhdimin e punës me Nismën për Kosovën të Fatmir Limajt që sot quhet Nisma Socialdemorakte.
Po në vitin 2013 u themelua Iniciativa Qytetare për Drenas e mbështetur nga Jakup Krasniqi, poashtu në vitin 2014 u shkri në NISMA.
Rrugëtim të gjatë politik nuk kishte as NISMA për Lipjanin e drejtuar nga Fitim Selimi. Kjo Iniciativë në vitin 2014 ju bashkua NISMA-s, kurse në vitin 2015 u largua nga partia e Limajt dhe ju bashkua AAK-së. Por Selimi më pas u largua edhe nga AAK dhe u rikthye në ‘shtëpinë e vjetër’ në PDK, shkruan Reporteri.net.
Në Drenas ishte themeluar edhe një Iniciativë tjetër qytetare. Idriz Hajradi ishte themelues i saj, i cili kishte garuar për të parin e kësaj komune për zgjedhjet e 22 tetorit por që kishte dështuar.
Me datë 05 gusht të viti 2017 u themelua “Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet” nga ish-anëtarët e Partisë për Drejtësi, Amir Ahmeti dhe Labinotë Demi- Murtezi.
Kjo iniciativë sot nuk është aktive, Ahmeti sot është ambasador i Republikes së Kosovës në Doha të Katarit, kurse Demi-Murtezi deputete e Lëvizjes Vetëvizjes Vetëvendosje. /Reporteri.net/.