Vjosa Osmani tash e sa kohë pas përjashtimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar krijimin e një iniciative qytetare. Por deri më tani ajo nuk ka treguar as emrin dhe as kush do t’i bashkohet iniciativës së saj. Sonte ajo ka publikuar në coverin e saj në FB një llogo me mbishkrimin “Guxo”, shkruan Reporteri.net.
Ndonëse nuk e nuk e ka specifikuar nëse guxo do të jetë emri i iniciativës së saj, apo vetem moto kryesore e nismës së saj politike që do ta përdor në këto zgjedhje.
Prrbri saj ajo ka shkruar se të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund.
“Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.