×
  • Lajme
  • Lajme / New York

    Vjosa Osmani “shuplakë” Kurtit, takohet me Lajçakun – thekson nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes

    Reporteri
    20 Shtator 2023 | 19:03

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit në dialog.

    Në këtë takim, Osmani ka thënë se ka theksuar se suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave ndëshkuese që BE’ja ka vendosur ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në New York, u takova me @MiroslavLajcak për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog. Theksova se suksesi i tij është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe me heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani, derisa ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga takimi.

    Ndryshe, para disa ditëve, në konferencë për media, kryeministri Albin Kurti akuzoi emisarin Lajçak se po bashkëpunon me Serbinë, dhe se po ia plotëson të gjitha kërkesat Presidentit Vuçiq. Ai ka thënë se pasi propozoi një plan të sekuencimi të punuar nga Republika e Kosovës në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!