Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate për kryeministre nga kjo parti ka thënë se partia e saj është në pritje të numërimit të votave të mërgatës dhe atyre me kusht.
Osmani sonte në Rubikon ka thënë se do e presin deri në fund rezultatin.
Ajo ka folur edhe për koalicionin me Vetëvendosjen duke e siguruar këtë parti se nëse bëhen partnerë qeverisës, LDK asnjëherë nuk do ta tradhtojë dhe as nuk do të punojë prapa shpine, shkruan Reporteri.net.
“Parakusht është mirëbesimi në mes të partnerëve të koalicionit. Ne si LDK nuk dëshirojmë ta keqpërdorim situatën por ta bëjmë të kundërtën. Pra të krijojmë një standard të ri ku fituesi e ka të drejtën ta propozojë kryeministrin. Por Vetëvendosja duhet ta ketë një gjë të qartë: në momentin që LDK e jep fjalën dhe lidhim marrëveshje koalicioni nuk do të ketë më kurrë nevojë ta kthejë kokën mbrapa dhe të frikësohet se ne do t’i punojmë prapa shpine. Kurrë nuk do të ndodhë një gjë e tillë sepse LDK kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë”, ka thënë ndër të tjera Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.