×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani takohet me ambasadorin britanik, flasin për sigurimin e vaksinës anti-Covid

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 16:30

    Presidentja Osmani ka diskutuar me ambasadorin britanik për angazhimin e institucioneve të Kosovës për të realizuar prioritetin kyç në menaxhimin e pandeminë COVID-19, lidhur me sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.


    Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe në fushën e shkëmbimeve tregtare si dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, mbrojtjes, kulturës dhe arsimit.

    Ambasadori Abbott ka konfirmuar përkushtimin e Britanisë së Madhe për përkrahje të mëtejme duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fushën e fuqizimit të kapitalit njerëzor si arsimi dhe kultura, por poashtu edhe në fushën e sigurisë. Presidentja Osmani dhe ambasadori Abbott kanë diskutuar vazhdimin e mbështetjes së Britanisë së Madhe në procesin e rekrutimit të pozitave udhëheqëse në institucionet publike për të siguruar transparencë dhe emërime të bazuar në profesionalizëm dhe integritet.

    Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorin e Britanisë së Madhe për përkrahjen të cilën shteti britanik ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite dhe ka theksuar se orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!