×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani takohet me krerët e agjencive të Kombeve të Bashkuara

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 17:08

    Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson si dhe udhëheqësit e të gjitha agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Republikën e Kosovës.


    Me këtë rast, Richardson, në emër të të gjithë agjencive të Kombeve të Bashkuara, e përgëzoi Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të ndërtuar tashmë ndër vite.

    Ndërkaq Presidentja Osmani i përgëzoi të gjitha Agjencitë për punën e bërë dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në përmirësimin e situatës socio-ekonomike në vend, si dhe adresimin e shumë çështjeve të cilat jo çdo herë e kanë marrë fokusin e duhur publik.

    “Padyshim se prioriteti kryesor tani është sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë dhe menaxhimi sa më i mirë i pandemisë. Njëkohësisht, dua të potencoj që institucionet e reja në vend do të promovojnë një mentalitet të ri udhëheqës, i cili ka në fokus përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, avancimin e barazisë gjinore, garantimin e kohezionit social, si dhe mbrojtjen e mjedisit si parakusht edhe për mbrojtjen e shëndetit tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

    Palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për konktretizim të angazhimit përmes implementimit të projekteve që ndihmojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e objektivave zhvillimore për vendin tonë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!