Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, si dhe ambasadorët e pesë vendeve të Kuintit, atë të ShBA-ve, të Britanisë së Madhe, të Italisë, të Gjermanisë dhe të Francës.
Osmani i informoi përfaqësuesit e Kuintit me punën e Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë për kujdesin të cilin Kuvendi po e ushtron në menaxhimin e krizës së pandemisë Covid-19.
Ajo ua shprehu atyre mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit për gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që t’i qëndrojnë afër popullit të Kosovës dhe institucioneve të vendit gjatë kësaj krize.
“Kryetarja Osmani i njoftoi ambasadorët e vendeve mike të Kosovës dhe atë të BE-së për veprimet të cilat institucionet e Kosovës po i ndërmarrin për kapërcimin e kësaj pandemie”, thuhet në njoftimin për media, shkruan Reporteri.net.
Ajo po ashtu i informoi ata për hapat që do t’i ndërmarrë ajo si kryetare e Kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të Kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të demokracisë në vend, si dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese si e vetmja instancë e cila mund ta interpretojë kushtetueshmërinë e veprimeve të institucioneve. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.