×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani u shkon pas deputetëve të VV’së, bojkoton seancën ku LDK merr drejtimin e qeverisë

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 12:17

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherit edhe nënkryetare e LDK’së, ka zgjedhur të ndahet nga kolegët deputetë të partisë së saj, dhe të veprojë sikurse deputetët e VV’së, duke bojkotuar seancën ku pritet që partia e saj të merr drejtimin e qeverisë së vendit, me në krye Avdullah Hotin.


    Kryetarja Osmani, e cila kishte votuar kundër rrëzimit të qeverisë Kurti, ka refuzuar të drejtojë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet qeveria Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Ajo, sikurse edhe deputetët e partisë së Kurtit, përveç se nuk do të votojë qeverinë Hoti, të koalicionit LDK-AAK-Nisma, nuk po qëndron as në seancë.

    Por, kjo nuk është hera e parë që Vjosa Osmani nuk e përkrahë një qeveri të udhëhequr nga LDK.

    Ajo edhe në vitin 2014 nuk e kishte mbështetur qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa.

    Osmani kishte marrë besimin e partisë së saj për të qenë kandidate për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar. Por, ajo ka vendosur të mos i jap besimin qeverisë e cila do të drejtohet nga bashkëpartiaku i saj Avdullah Hoti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!