Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka polemizuar mbrëmë mjaft gjatë me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.
Pasi ky i fundit ia publikoi çertifikatën e lindjes dhe sulmoi Albin Kurtin, Vlora Çitaku reagoi ashpër, shkruan Reporteri.net.
Çitaku i tregoi se prezantimi i të dhënave personale është shkelje ligjore, ndërkaq i doli në krah Albin Kurtit, duke i thënë Daçiqit se njeriu që i fitoi zgjedhjet në Kosovë u fut në burg në kohën kur ai ishte ministër.
Mirëpo, gati 24 orë nga kjo përballje, Çitaku e quajti atë si “shfaqje të panevojshme”, duke potencuar se diçka tjetër ishte më e rëndësishme. Ajo ka thënë se mosmiratimi i një propozimi të Rusisë, ishte gjëja më e rëndësishme mbrëmë.
“Përtej shfaqjes tërësisht të panevojshme dje, gjëja më e rëndësishme është që Deklarata Presidenciale e propozuar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë, nuk u miratua nga Këshilli i Sigurimit”, ka thënë Çitaku.
Ndryshe, Çitaku gjeti kohë mbrëmë edhe të ironizojë me Daçiqin. Në momentin kur ministri serb e sulmoi Kurtin duke thënë se “nuk e njeh flamurin e Kosovës”, Çitaku u shpreh e lumtur që Daçiq po e mbron flamurin e Kosovës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.