×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku del në mbështetje të Ministrit të Kurtit që kërkoi bojkot të lokaleve që nuk u shërbejnë komuniteteve

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 21:10

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbështetje Ministrit të MAPL, Elbert Krasniqi, i cili kërkoi bojkot ndaj lokaleve që nuk u shërbejnë komuniteteve.

    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve, teksa ka treguar një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës.

    Çitaku ka shpërndarë këtë lajm duke thënë se e mbështet plotësisht Ministrin Krasniqi.

    “E mbështes Ministrin në këtë apel!”, ka shkruar shkurt ajo në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!