×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku e uron Vjosa Osmanin: Momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 20:05

    Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës, pasi mori 71 vota nga deputetët në raundin e tretë të votimit në Kuvend. Osmanin e ka uruar edhe ish’bashkëpunëtorja e ngushtë e ish’presidentit dhe ish’kryeministrit Hashim Thaçi, Vlora Çitaku.


    Në urimin e saj, Çitaku ka përmendur faktin se Kosova për herë të dytë po zgjedh për presidente një grua.

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi zonjën Vjosa Osmani Sadriu Presidente të Republikës. Si qytetare e Kosovës, i uroj Presidentes së posazgjedhur Znj. Vjosa Osmani sukses dhe mbarësi! Si demokraci e re, fakti që për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi”, ka shkruar Çitaku.

    Por, ajo është përkujdesur që të bëjë thirrje, që tani është momenti të eleminohen polarizimet dhe urrejtja politike që ekziston në vend.

    “E tash, Kosova ka para vetes shumë sfida të cilat kërkojnë koncensus, bashkërendim dhe maturi. Është momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme dhe urrejtjen patologjike e cila tash e shumë vite dominon në skenën tonë politike! Ju priftë e mbara!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

    Ndërsa në fund të urimit të saj, me gjasë duke u frikuar se ky urim mund t’i nënkuptohet si përafrim me partitë në pushtet, Çitaku ka theksuar se nuk është duke aderuar askund.
    “P.S. portale të dashura, nuk po i vardisem askujt as nuk po aderoj askund”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!