×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku: Skandaloze, me Nobel u shpërblye një njeri që lavdëroi “Kasapin e Ballkanit”

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 14:50

    Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe shkrimtari austriak Peter Handke, janë fituesit e fundit të çmimit prestigjioz “Nobel” për letërsinë, që u dha sot në Suedi.


    Lidhur me këtë ka reaguar ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila e quajti skandaloze.

    “Komiteti Nobel vendosi që të shpërblejë Peter Handken një njeri që lavdëroi Millosheviqin ‘Kasapin e Ballkanit’ dhe mbështeti regjimin e tij gjenocid”, shkroi Çitaku.

    Ajo shtoi se nuk ka asgjë fisnike në këtë pikë dhe se ky është një vendim prekës dhe i turpshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!