×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku

    Reporteri
    03 Korrik 2022 | 16:19

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit të PDK-së, Nuredin Lushtaku, pasi ky i fundit dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë, nga i cili njëri mbeti i plagosur.

    Çitaku ka shkruar në Facebook se sulmi ndaj Policisë është i papranueshëm në çdo rrethanë.

    Ajo thotë se institucionet do ta zbatojnë ligjin edhe në këtë, që ajo e quajti banditizëm.

    “Turp të qoftë Nuredin Lushtaku. Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranushme në çdo rrethanë. Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”, ka shkruar Çitaku.

    Dy policët u dërguan për trajtim në QKUK, ndërsa Lushtaku për rastin u deklarua nga stacioni policor.

    I mohoi akuzat për plagosje, por foli për një përleshje, duke konfirmuar se me të ishin edhe vëllezërit dhe djemtë e tij.

    Lushtaku më pas është liruar. Këtë e konfirmoi avokati i tij, Artan Qerkini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!