×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Dumoshi thotë se s’ka informacione se sot do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 15:11

    Sot është thirrur edhe zyrtarisht mbledhja e kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca për zgjedhjen e presidentit.


    Në njoftimin e Kuvendit, bëhet e ditur se Kryesia është mbledhur në ora 15:00, shkruan Reporteri.net.

    “1. Kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, është pika e vetme e rendit të ditës.

    Po ashtu, Reporteri.net merr vesh se seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit pritet të caktohet për në ora 18:00.

    LDK-ja ka deklaruar se do të marrë pjesë në votim, por te grupi i saj parlamentar ka pikëpyetje nëse disa deputetë do të respektojnë vendimin e kryesisë së partisë.

    E lidhur me këtë, Gazeta Online “Reporteri” ka kontaktuar me deputeten Vlora Dumoshi, për ta pyetur se a do të marrë pjesë në seancën ku pritet të votohet presidenti i ri i Kosovës.

    E njëjta ka thënë se deri më tani nuk ka informacione se do të mbahet kjo seancë.

    “Nuk kemi info deri më tani”, tha shkurt Dumoshi për Reporterin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!