Vodhi 23 mijë franga, arrestohet 34-vjeçarja në Gjakovë

Policia e Gjakovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua e cila dyshohet se të dielën ka vjedhur 23 mijë franga zvicerane.


Mëngjesin e së dielës policia kishte marrë informatën se në fshatin Marmull të Gjakovës ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

“Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte të bëjë me vjedhje të rëndë në një shtëpi banimi me ç’ rast ishin vjedhur 23.000 ( njëzet e tre mijë ) franga zvicerane”, thuhet në një komunikatë nga zyra për mendia e Policisë së Gjakovës.

Lidhur me rastin është arrestuar gruaja me inicialet B.P, 34-vjeçare, ndërkaq me urdhër të prokurorit e dyshuara mbetet në ndalim policor, ndërsa bazuar në faktet e gjetura policia do të ushtrojë kallëzim penal ndaj saj.