Policia në Prizren ka arrestuar personin e dyshuar për vjedhjen e parave të bamirësisë në një postë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Jusuf Gërvalla në Prizren, ndërkaq policinë e ka njoftuar punonjësja e postës e cila ka deklaruar se një person i dyshuar e ka vjedhur kutinë me të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare.
Një qytetar e ka parë të dyshuarin të cilin e ka ndaluar dhe e ka informuar policinë për identitetin dhe vendndodhjen e të dyshuarit.
“I dyshuari së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit ju gjeten 222 (dyqind e njëzet e dy) Euro, të vjedhura nga arka humanitare. Policia sekuestroi këto të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshimti K.P i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë”, ka bërë të ditur zyra për informim e policisë në Prizren.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.