×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon policëve të Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi?

    Reporteri
    28 Maj 2023 | 18:24

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon e ka vizituar veriun dhe nga Zveçani tha se “kjo është e frikshme”, ndërsa dikush po i tregonte se çfarë ndodhi të premten.

    Në afërsi të objektit të komunës, Von Cramon tha se “është një situatë e vështirë”, ndërsa më pas bisedoi me disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    “Ku është kërcënimi? Pse… Çfarë dreqin ju solli këtu?”, e pyeti ajo njërin prej policëve, përcjell Gazeta Express.

    Njëri prej policëve, siç dëgjohet në një video të në Kosovë, Kossev i tha asaj se “ne kemi ardhë me e mbrojtë kryetarin kur të zgjedhet”, dhe shtoi se këtë e kanë për detyrë.

    Von Cramon më pas tha se nuk është faji i policëve, sepse ata vetëm po i zbatojnë urdhërat, por shtoi se këto “pyetjet e mia duhet t’i bëj në Prishtinë”.

    “Nuk ju fajësoj, mos më keqkuptoni. Nuk ju takon juve të vendosni se ku do të punoni”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!