×
  • Lajme
  • Lajme / Athinë

    Von der Leyen-Vuçiqit: Angazhohu në mënyrë konstruktive për de-eskalim në veri të Kosovës

    Reporteri
    21 Gusht 2023 | 20:25

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Në atë takim, Von Der Leyen i ka kërkuar Vuçiqit angazhim konstruktiv për de-eskalimin e situatës në Veri të Kosovës.

    Po ashtu është folure dhe për raportin e BE-së me Ballkanin Perëndimor e sidomos në përballjen me situatën e luftës ruse në Ukrainë.

    ”Kam folur me Presidentin Vuçiq për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës“, ka shkruar ajo.

    Athinë: Von der Leyen i kërkon Kurtit ta shtensionojë situatën në veri e t’i kthehet dialogut

    BE-ja i ka vendosur Kosovës masa ndëshkuese për shkak të situatës në Veriun e Kosovës, ndëshkime që akoma nuk janë larguar përkundër se ka një marrëveshje në mes Kosovës dhe BE-së për masat e de-eskalimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!