×
  • Lajme
  • Lajme

    Vonohet fillimi i seancës së jashtëzakonshme, s’dihet ende nëse LDK i ka votat për bërjen e qeverisë

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 11:13

    Kanë kaluar 10 minuta nga koha kur do të duhej të nisej seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.


    Deputetët e Vetëvendosjes, të LDK-së, PDK-së, NISMA-s, Listës Serbe janë parë duke hyrë në Kuvendë.

    Nuk dihet nëse vonesa për nisjen e seancës ka të bëjë me mungesën e votave për bërjen e qeverisë.

    Dy deputetët që janë përmendur që nuk do ta votojnë qeverinë e re janë Donika Kadaj-Bujupi nga AAK e cila ka deklaruar për Reporteri.net se votën do ta bëjë publike në seancë, ashtu si edhe deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala, i cili ka deklaruar për Reporteri.net se ende nuk ka vendosur.

    Ky i fundit nuk është parë duke hyrë në Kuvend në momentin që Fatmir Limaj dhe deputetët e tjerë të NISMA-s janë parë duke hyrë në Kuvend.

    Mbetet të shihet nëse LDK me partnerët do të arrijnë të mbledhin 61 vota për formimin e qeverisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!