×
  • Lajme
  • Lajme

    Vonohet konkursi, UP pret akreditimin

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 20:44

    Universiteti i Prishtinës në faqen e vet zyrtare ka publikuar njoftimin për programet në të cilat do të pranojë studentë derisa ka dhënë informacione se cilat nga to kanë akreditim e cilat janë në pritje të akreditimit.


    Në fakt ky njoftim i UP-së është bërë në vend të konkursit për rekrutim të studentëve të rinj që ky institucion zakonisht e shpall në këtë periudhë.

    Shkak i vonesës se konkursit për vitin akademik 2021-2022 është Agjencia e Kosovës për Akreditim e cila ende nuk ka marrë vendim për programet që u kishte skaduar akreditimi

    Megjithatë bordi i AKA-së pritet të takohet më 27 korrik.

    Sipas planifikimit Universiteti “Hasan Prishtina” këtë vit pritet të pranojë rreth 6 mijë studentë në 10 njësi akademike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!