Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt më 14 nëntor.
Nga numërimi në komunën e Prizrenit që u fitua nga Shaqir Totaj i PDK-së, del se kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka marrë më shumë vota nga këto dy kategori, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Haskuka ka marrë 670 vota, kurse Totaj ka marrë 619 vota.
Totaj i PDK-së të dielën më 14 nëntor mori 27 mijë e 17 vota kurse Haskuka ka marrë 25 mijë e 942 vota. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.