Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i 44.19 për qind të vendvotimeve nga përfaqësitë diplomatike.
Sipas rezultateve të deritanishme, kur numërimi ka përfunduar në 19 kuti, nga 43 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prin me 81.89 për qind të votave.
100 për qind e votave janë numëruar nga votimi në Konsullatën e Kosovës në Stamboll.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, VV-ja në këtë vendvotim ka marrë 34.48 %, apo 40 vota, pasuar nga partia turke Yenilikçi Türk Hareket Partisi me 25.00 %, apo 30 vota. E treta ka dalë partia tjetër turke Kosova Demokratik Turk Partisi me 20.69 % apo 24 vota.
Në këtë vendvotim Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 6.90 %, apo 8 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vetëm 1.72 %, apo dy vota dhe njëjtë edhe AAK-Nisma./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.