×
  • Lajme
  • Lajme

    Voton Avdullah Hoti: Sot qytetarët e thonë fjalën e tyre

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 9:43

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka votuar sot në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.


    Ai është parë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, shkruan Reporteri.net.

    Para medieve ai ka bërë thirrje tek qytetarët që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

    “Ftoj të gjithë qytetarët që sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Është dita e tyre sot dhe ata e thonë fjalën e tyre.”, ka thënë Hoti.

    Po ashtu kryeministri në detyrë ka falënderuar gjithë stafin e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!