×
  • Lajme
  • Lajme

    Voton Kadri Veseli: Sot është një ditë e shenjtë për Kosovën

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 9:28

    Kandidati për Kryeministër të Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me bashkëshorten e tij ka hedhur votën në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.


    Veseli para gazetarëve ka thënë se pret proces të qetë dhe demokratik zgjedhor, shkruan Reporteri.net.

    Veseli është lideri i parë nga kandidatët për kryeministër që sot ka hedhur votën.

    Ai ka thënë se sot është një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën.

    “Sot është një ditë e mirë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I uroj qytetarët, do t’i hapin perspektivën Kosovës, fëmijëve tanë, përhajr na qoftë të gjithëve”, ka thënë Veseli. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!