Dy 8-vjeçarë kanë vdekur pasi që janë goditur me veturë nga një person në fshatin Carralevë të Shtimes.
Policia ka dhënë detaje për rastin në raportin 24-orësh.
Në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar, derisa, bëhet e ditur se i njejti kishte humbur kontrollin mbi veturën kur edhe kishte goditur dy viktimat.
Dy viktimat u dërguan në emergjencën e Shtimës e pastaj në QKUK, ku edhe ndërruan jetë.
“Fsh. Caraleve, Shtime 09.05.2021 – 16:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën, humb kontrollin mbi veturën dhe në trotuar godet dy viktimat meshkuj kosovar (të mitur). Dy viktimat fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Shtimes e me pas ne QKUK ku edhe kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.