×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Vranët dhe me diell edhe sot

    Reporteri
    28 Shtator 2023 | 7:16

    Mot stabil parashihet edhe ditën e enjtë, kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

    Pasdite mund të ketë edhe zhvillime të vransirave lokale, por pa mundësi për reshje. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 24C e 26C.

    Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë parashihet të mbajë deri ditën e fundit të shtatorit, të shtunën, me temperatura deri në 24C e 26C.

    Të premtën përreth viseve malore mund të paraqiten kushte për riga shiu. Të dielen, me kalimin e një sistemi frontal, priten mundësi për reshjet të dobëta shiu, e temperaturat zbresin edhe në 20C e 21C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!