Ditën e premtë dominojnë edhe më tutje më shumë vransirat mbi vend. Nuk mungojnë as interval të shkurta me diell. Herë herë paraqiten mundësi për riga lokale shiu.
Viseve të larta malore me reshje të shkurta bore. Temperaturat miniale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale pa ndonjë ndryshim, shkojnë deri në 12C e 13C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-10m/s, njofton Prishtina Weather.
Mot i ndryshueshëm vijon të mbretëroj edhe ditëve vijuese. Të shtunën pak më butë, me temperatura deri në 16C dhe me më shumë intervale me diell. Të dielen ftohtë, vetëm 9C, kryesisht me vransira dhe të reshura shiu.
Edhe java e ardhshme fillon më butë, deri në 16C maksimalet, por se të martën sërish rikthehen vransira e të reshura shiu, e temperaturat zbresin në 10C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.