Gazetarja Saranda Ramaj ka reaguar për rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ajo ka pyetur se cilat ishin përpjekjet e QKUK’së për shpëtimin e bebes pas konstatimit të vdekjes së nënës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Rama ka thënë se viktima ishte në javën e 41’të të shtatzënisë dhe se ka qëndruar për të paktën 1 orë e 30 minuta e shtrirë në oborr.
“E di qe nuk eshte ndoshta momenti per te tilla pyetje por ceshtja qe ne keto momente me intereson eshte: Cilat ishin përpjekjet e QKUK-se per shpetimin e bebes pas konstatimit te vdekjes se nenes? Ndoshta mund te konstatohet gjendja e bebes pa ndonje kontroll te detajuar. Nuk e di. Profesionistet ndoshta tregojne”, ka shkruar Rama.
Sipas Ahmetit, viktima është 35-vjeçare.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.