×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Vrasja e dyfishtë në Klinë, Kryetari i Komunës zbulon emrat e viktimave: Lajm i papritur e i kobshëm

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 22:31

    Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në këtë komunë.

    Elzaj ka zbuluar se viktimat janë Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë, shkruan Reporteri.net.

    Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Shlivova.

    “Me dhimbje e pikëllim të madh kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.  Ky lajm i papritur e i kombshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin!”, ka shkruar Elezaj.

    Gazeta Online Reporteri.net raportoi më herët me burime brenda institucioneve të sigurisë se i dyshuari për vrasjen është Jon Hoti nga fshati Jashanicë, i lindur në vitin 2005, dhe se është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti.

    Vrasja e dyfishtë është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

    “Dy persona janë të vrarë. Është arrestuar edhe i dyshuari.” ka thënë Nikçi.

    Fillimisht Policia e konfirmoi vetëm një person të vrarë.

    Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi tha për Reporteri.ne se një i dyshuar është arrestuar.

    “Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, ka thënë Gashi për Reporteri.net menjëherë pas ngjarjes.

    Vrasja e dyfishtë në Klinë, viktimat janë kushërinj mes vete

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!