×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e dyfishtë në Pejë, ndalohet për 48 orë i plagosuri

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 16:35

    Vëllai i Astrit Ademajt që mbeti i plagosur nga ngjarja tragjike mbrëmë, është ndaluar për 48 orë.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, derisa i njëjti ka thënë se i plagosuri është ndaluar për 48 orë.

    “Personi në fjalë është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

    Në vrasjen e mbrëmshme në Pejë mbeti i vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj.

    Ndryshe, mjeku kujdestar që pranoi viktimat në spitalin e Pejës, tregoi se ata ishin sjellur aty nga i plagosuri A.Ademaj, por pa shenja jete./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!